Maqedoni

Nderim-Përkujtim i shumëfishtë në Sllupçan

08.06.2018 19:15

Me ftesë të familjeve të Dëshmorëve dhe me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, sot u nderuan e përkujtuan Dëshmorët e rënë më 8 qershor 2001...

Me ftesë të familjeve të Dëshmorëve dhe me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, sot u nderuan e përkujtuan Dëshmorët e rënë më 8 qershor 2001 nën Emblemën e UÇK-së, Brigada 113 Ismet Jashari: Shenasi Ibrahimi, Agim Zenuni, Skyfter Arifi, Avdi Mustafa, Sahit Sejdiu dhe Shefik Miftari.
 
"Dhembja për Ata vazhdon. Përpjekja për të realizuar amanetet është shndërruar në detyrim kryesor. Shihej edhe krenaria, qëndrueshmëria e të të gjitha moshave të anëtarëve të familjeve dhe pjësëmarrësve. Fjalë të zgjedhura nga Kryetari i SHVL-UÇK-së Prof. Fazli Veliu: “më 5 Maj dhe në çdo përvjetor veç e ve­ç, ne nisemi drejt Jush Familje të Dëshmorëve që të jemi më pranë dhembjes Tuaj, dhe pranë bijve që janë këtu e kudo, të përjetësuar, të rënë për ne, Komb, Atdhe, Flamur. S'kemi të ndarë në Përpjekje, vazhdimësi, realizim të mesazheve për çështjen tonë të shenjtë mbarëkombëtare Shqiptare. Sakrifica subime na thërret që të jemi të bashkuar dhe të vendosur siç ishin Ata e Ato që ranë për Atdhe", thuhet në kumtesën e SHVL UÇK-së.