Maqedoni

MPB, donacion çek prej një milion euro

08.06.2018 19:28

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë një donacion prej një milion euro nga Çekia...

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë një donacion prej një milion euro nga Çekia, që do të dedikohen për rritjen e kapaciteteve të policisë.

Marrëveshjen për donacion u nënshkrua në Shkup nga ministri, Oliver Spasovski, dhe ambasadori i Çekisë në Maqedoni,  Mirosllav Toman.

Projekti ka filluar në vitin 2016 dhe deri në fillim të gushtit 2018 policia çeke do të dërgojë gjithsej 734 zyrtarë policorë në territorin e Republikës së Maqedonisë që së bashku me policët e Maqedonisë do të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll në kufirin jugor.