Maqedoni

Mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

09.06.2018 12:01

Reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erëra të forta kanë kapluar qytetin e Shkupit....

Sipas parashikimeve, moti sot gjatë tërë ditës do të jetë me vranësira dhe jo stabil, ndërsa në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
 
Temperatura minimale do të lëviz nga 13 deri 20, ndërsa maksimalja prej 24 deri 32 gradë Celsius.