Maqedoni

Nxënësit i nënshtrohen testit ekstern për gjuhët amëtare

09.06.2018 12:59

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit mbahet testi ekstern për gjuhën amëtare....

Testimi ka filluar në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 14:00. Në gjuhën maqedonase do të japin provim 10119 maturantë, në gjuhën shqipe 4.474. ndërsa për gjuhën turke 373 maturantë. Gjuha amtare dhe letërsi është një nga testet eksterne dhe e detyrueshme për maturën shtetërore.
 
Për herë të parë këtë vit përveç gjuhës amtare provim do të jepet edhe në gjuhët e huaj të cilat u zhvilluan të shtunën e kaluar. Të hënën më11 qershor do të mbahet provimi ekstern për kimi, fizik, biologji, histori, filozofi, estetikë dhe biznes. Më 13 qershor do të testohen edhe maturantët të cilët kanë zgjedhur të japin provim në matematik. ndërsa janë paraqitur 1926 kandidatë.