Basketboll

Kris Bosh edhe pesë vite në Majami

31.07.2014 16:13

Majami Hit ka kumtur që ka nënshkruajtur kontratë të re me basketbollistin e saj, Kris Bosh...

Majami Hit ka kumtur që ka nënshkruajtur kontratë të re me basketbollistin e saj, Kris Bosh. Në bazë të politikës të klubit, detajet nga kontrata e re nuk janë kumtuar, por prej më parë është bërë e ditur se lojtarit të vet, Majami I ka ofruar bashkëpunim të ri pesëvjeqar, për 118 milion dollar amerikan.

Bosh, veq më ishte parë në rradhët e Hjustonit, I cili u lirua nga kinezi Xheremi Lin, duke e dërguar tek Lejkersat. Por, edhe pse pas largimit të Lebron Xhejmsit, kishte paralajmërime që do të ikin edhe yjet tjerë të skuadrës, Bosh vendosi të mbetet te Majami.

“Bosh është njëri prej basketbollistëve më të mirë në NBA ligën. Prej kohësh kam qenë I bindur që është I përkushtuar për këtë organizim, për stafin teknik të qytetit. Besoj që do të ketë mundësinë e jetës për të udhëhequr skuadrën sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar kryetari i Majamit, Pet Rajli. 

MUSTAFA ADEMI