Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët, akuzon qeverinë për kolaps dhe dështim të reformave në shëndetësi

09.06.2018 16:24

Aleanca për shqiptarët akuzon qeverinë aktuale për kolaps dhe dështim të reformave në lëmin e shëndetësisë...

Si pasojë e keqmenaxhimit dhe situatës kaotike në shëndetësi sipas kësaj partie dita ditës po largohet një numër i madh i mjekëve. Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë për importim të barnave të dyshimta me ligjin e vjetër ku përparësi sipas tyre  kanë pasur firmat e afërta më regjimin e kaluar.
 
Aleancës për shqiptarët kërkon që menjëherë të ndërpritet edhe projekti për centralizimin e laboratorëve biokimike në nivel qendror, pasi sipas tyre ku projekt një herë duhet të analizohet para së të futet në funksion.
 
“Sipas statistikave të Odës të Mjekëve të Maqedonisë në vitin 2015 emigruan 171 mjekë, në 2016-en, më shumë deri tani,172 mjekë ndërsa në kohën e Aleancës për Shqiptarët ky numër ra në 120 që edhe një herë dëshmon se politikat shëndetësore dhe veçanti politika e përgjithshme e ASH janë më shpresëdhënëse për shqiptarët në Maqedoni. Në vitin 2018 në periudhën Janar-Prill dmth. Për vetëm katër muaj kanë emigruar 110 mjekë, fenomen që tregon dhe dëshmon se politikat shëndetësore janë me kurse të gabuar. Po ashtu kemi informata të sigurta që muajt e fundit janë importuar barna të kësaj kategorie me ligjin e vjetër ku përparësi kanë firma të afërta më regjimin e kaluar dhe kërkojmë urgjentisht që kryeministri Zaev dhe ministri Filipce të  ndërprejnë këtë krim për të mirën e pacientëve dhe imazhin e shtetit”, Deklaroi, Bekim Tateshi.
 
VISAR SADIKI