Maqedoni

Shkupi përfshihet nga stuhia, janë shkaktuar dëme dhe bllokuar rrugë

09.06.2018 16:53

Rreshje të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me breshër dhe erëra të forta kanë kapluar qytetin e Shkupit...

Nga Enti Hidrometeorolgjik kanë theksuar se era e fortë ka mbërritur me shpejtësi deri në 80 km/h, dhe kjo ka bërë që për disa çaste që qytetarët të jenë në panik dhe të bllokohet edhe komunikacioni rrugor. Moti i lig nuk kaloi pa lënë edhe dëmë materiale. 
 
Çati të shkatëruara, drunj të rënë ishin këto pamjet që hasëm menjëjherë pas vërshimeve nëpër lagjet e Çairit të cilat kishin dëmë më te theksuara. Banorët e Serovës dhe Gazi Babës edhe këtë here ishin ata që pësuan më shumë nga shiu. 
 
“Pasoja sa të duash, ja shikoni çatinë atje, këtu janë prishur qeremidet. Të gjitha kanë rënë në tokë”… 
 
“Në lagje ka pasur dëme, ja atje çatija është shkatëruar, uji ka hyrë nëpër disa shtëpi. Në shtëpinë time ka disa dëmë te vogla”, thanë qytetarët. 
 
Në afërsi të shkollës fillore“Liria” ku dy drunjë kishin rënë, të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e disa veturave, rrjetit energjetik dhe bllokimin e rrugës, por fatmirësisht pa dëme në  njerëz. 
 
Për ti evituar pasojat e shiut në terren kishin dalur edhe autoritetet. Kryetari i komunës së Çairit dhe drejtori i NP Parqet dhe Gjelbërimet Adrian Muça theksuan se po punojnë vazhdimisht për të sanuar pasojat e shirave. 
 
“Jemi maksimalisht duke u angazhuar, për ti evituar këto probleme. E mira deri tani është që nuk ka fatkeqësi në njerëz. Domethënë ka dëmë në vetura dhe në disa objekte tjera që janë prishur, por ato janë në këtë fatkeqësi është më e mira që mund të ndodh. Do të thotë njëherë për njëherë nuk kemi dëmë kshtu në fizike në njerëz në persona. Kuptohet që ne si komunë jemi vazhdimisht në kontakt me ndërmarrjet, të gjithë punëtorët sezonal i kemi në terren, janë duke punuar aty ku ka nevojë”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
 
“Për momentin në lagjen e Gazi Babës janë dru të mëdhenj të cilat kanë rënë mbi vetura, po ashtu ka prishur edhe rrjetin elektrik. Ne për momentin jemi me të gjitha ekipet këtu. Jemi në pritje të sipër të ekipeve të EVN-së të vijnë të ndalin rrymën pasi që nuk mund të punojmë pa e ndal rrymën”, tha Adrian Muça, drejtor i NP Parqet dhe Gjelbërimi.
 
Mot jo stabil me shira dhe me bubullima pritet të ketë edhe gjatë orëve të natës dhe ditëve në vauzhdim paralajmërojnë sinoptikanët. Rreshje intensive të shiut pritet të ketë gjatë mbrëmjes në pjesët veri-perendimore të vendit. 
 
ERSAN PAJAZITI