Maqedoni
Çështja e emrit, zvaritja e telefonatës zgjon kërshërinë e opinionit
09.06.2018 17:25
Zvarritja e telefonatës Zaev-Cipras për marrveshje rreth emrit ka shtuar kërshërinë e opinionit vendas dhe atij rajonal...

Mediat në rajon kanë nisur me plasimin e informatave se marrveshja ka dështuar. Por Qeveria e Maqedonisë ka demantaar lajmin e publikuar në portalin serb Kurir, e që u citua edhe nga disa media të vendeve te rajonit, se kinse kanë dështuar bisedimet për emrin.
"Qeveria mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes e cila e mbron dhe e përforcon dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Spekulimet në këto momente sensitive nuk mund të kontribuojnë ndaj këtij qëllimi strategjik me interes kombëtar", thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë.
Më e rëndësishme është të arrihet një zgjidhje kualitative dhe e pranueshme nga të dy palët, e që do të jetë e qëndrueshme theksohet më tej në komunikatë.
“Miqësia e ndërtuar mes dy vendeve është një investim i madh në ardhmërinë e përbashkët, kurse bashkëpunimi në të ardhmen vetëm se do të rritet. Qeveria e RM-së, mbetet fuqimisht e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësimin në BE dhe NATO dhe është e qartë se për realizimin e tyre është e domosdoshme të tejkalohet problemi që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues”, thonë nga qeveria e Maqedonisë.
Ndryshe Kurir duke u thirrur në burime anonime ka shkruar se Maqedoniaia dhe Greqia nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për kontestin rreth emrit dhe negociatat dështuan, pasi pala greke ka kërkuar “shumë”, saktësisht nga emri plotësisht të hiqet emri “Maqedoni”.
Por ashtu si demanti i sotëm i qeverisë edhe komunikata e djeshme e ministrisë së jashtme të Maqedonisë ishte në frymën e gjetjes së zgjidhjes. Por një zyrtar i qeverisë greke për agjencinë ANA-MPA ka theksuar nevojën për mbylljen sa më parë të kontestit.
“Ne kemi një marrëveshje në tavolinë. Siç tha kryeministri i IRJM-së, kontesti duhet të mbyllet sa më shpejtë. Për fat të keq, disa këmbëngulin në lojëra”, citohet të ketë deklarat një zyrtar anonim i qeverisë greke.
Megjithse kryeministri Zaev dhe zëvendësi i tij Osmani, kanë deklaruar se po ecen hapat e fundit për arritjen e marrveshjes, ende nuk është saktësuar se kur do të ndodhë ajo, apo çka do ti çonte bisedimet në dështim.
GYLTENE SINANI
