Maqedoni
Inovacione, shpërblehen 12 shkolla fillore dhe 8 të mesme
09.06.2018 17:56
Dymbëdhjetë shkolla fillore dhe tetë shkolla të mesme janë shpërblyer për projektet më të suksesshme kërkimore në kuadër të Thirrjes Publike “Sfida për Hulumtuesit e Rinj”...

Janë shpërblyer projektet për ndërtimin e një droni, një kopsht hidrofonik, një sistem i zbulimit të gazrave në ajër në ambiente pune, një serrë dhe projekti për rezistencën e kulturave kopshtare nga shirat acidik. Drejtori i FZHTI-së Jovan Despotovski së bashku me ministrin e arsimit, Arbër Ademi theksuan nevojën e investimit në gjeneratat e reja.
“Ne duam të inkurajojmë krijimin e potencialit krijues në mes të të rinjëve dhe nga jut ë rinjtë nesër dikush nga kjo sallë të jetë ai që do të bëjë të njohur Maqedoninë”, tha Jovan Despotovski, drejtor i FZHTI.
“Dija dhe inovacioni i afrojnë vendet, kombësitë dhe në përgjithësi botën përpara. Kjo nuk është një floskulë e thjeshtë, por është fakt dhe realitet, veçmas për vendet të cilat nuk kanë alternative tjetër përveç të investuarit në kreativitetin e qytetarëve të tyre”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit dhe shkencës.
Kryeministri Zoran Zaev se shteti duhet të kujdeset për të ardhmen e të rinjëve, sepse të rinjtë e motivuar janë ndërtues të së ardhmes stabile dhe ekonomike.
“Me mundin dhe rezultatet të cilat i keni arritur, sot po e vërtertoni atë fakt. Në të ardhmen e di se shumë prej juve do të kenë karriera të sukseshme dhe të ndritshme, si inxhinier të njohur, mjek, ekspert, hirurg, e kështu me rradhë. Ne më të moshuarit e kemi për obligim ti hapim të gjitha rrugët që shpiejnë në të ardhmen tuaj me perspektivë”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Në thirrjen publike e cila ishte e hapur prej 21 nëntorit gjatë vitit të kaluar deri më 15 shkurt të ketij viti janë paraqitur 98 shkolla me qindra projekte.
ERSAN PAJAZITI
