Liverpool mund Manchester Cityn
Liverpool ka fituar derbin anglez me Manchester City në turneun e amerikan Guinnes International Champions Cup...

Liverpool ka fituar derbin anglez me Manchester City në turneun e amerikan Guinnes International Champions Cup, megjithëse janë dashur 11-metërshat për të përcaktuar triumfatorin.
Përballja e zhvilluar në Nju Jork, në arenën të bejsbollit Yankee Stadium ka qenë një sfidë me raste dhe gola. Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 2 – 2. Jovetic edhe pse ka kaluar 2 herë në avantazh Manchester City nuk ka shijuar fitoren kësaj here.
Fillimisht Herderson dhe më pas Sterling kanë rivendosur barazimin. Te penalltitë pengesa për Manchester City ka qenë belgu Mignolet me pritjet e tij, i cili hyri në fushë si zëvendësues vetëm në minutat e fundit.
Me këtë fitore Liverpool ngjitet në krye të Grupit B, me pesë pikë të tubuara, para Cityt me katër dhe Olympiacosit me tri. Rregullorja parashikon që ekipi fitues pas goditjes së 11-metërshave merr 2 pikë, ndërsa humbësi 1 pikë.
Sonte dhe nesër, në Guinnes Cup janë ditë të lira, ndërsa garimi do të vazhdoj me 2 gusht, kur do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të fazës grupore. Fituesit e Grupit A dhe B do të përballen në finalen që do të luhet më 5 gusht.
