Maqedoni

Shoqata “Tradita” në Tetovë shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

10.06.2018 15:35

140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit është kujtuar sot me aktivitet të ndryshme nga Shoqata për Kulturë dhe art” Tradita”në Tetovë....

Lidhja e Prizrenit bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet për të mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve. Kryetari i Shoqatës për Kulturë dhe art Tradita Selam Sulejmani,theksoi se kjo datë ka rëndësi të madhe për shqiptarët dhe njihet se datë më e rëndësishme e popullit shqiptarë.
 
“Pas 140 vitesh ne të gjithë së bashku e risjellim në vëmendjen tonë kontributin e autoriteteve shqiptare Lidhjes shqiptare të Prizrenit, të cilët pas vendimeve të pa drejta në kurriz të shqiptarëve në kongres të Berlinit,u mblodhën të vendosur dhe të bashkuar për të dalë në mbrojtje interesave të kombit. Historia e jonë na tregon se kjo është një ndër ngjarjet më të arriturat më të mëdha të kulturës tonë kombëtare”, tha Selam Sulejmani, Kryetar i Sh.K.A.Tradita.
 
Çmimin Ali Vishko,ndahet tani e katër vite me radhë nga shoqata Tradita, këtë vit  çmimi shkoi për  profesor Reshat Nexhipi. Me marrjen e çmimit profesor Reshat Nexhipi u shprehe se ky çmimi është kurora e të gjitha çmimeve që ka marrë gjatë këtyre viteve të veprimtarisë.
 
“Ky çmim ky nderë është për mua një kurorëzim i punës time të deri tanishme. Këtë të sotmen unë do ta quajë si një kuti të bukur të zbukuruar në të cilën brenda qëndron biografia ime 80 vjeçare”, tha Reshat Nexhipi, fitues i çmimit Ali Vishko.
 
Ky aktivitet është edicioni i pestë që shoqata kujton datën historike të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa është përkrahur nga komuna e Tetovës dhe nga ministria e kulturës në Maqedoni. 
 
VISAR SADIKI