Maqedoni

Prizren, shënohet 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

10.06.2018 16:32

Zyrtar shtetërorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe përfaqësues nga trojet tjera shqiptare u mblodhën në Prizren...

Zyrtar shtetërorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe përfaqësues nga trojet tjera shqiptare u mblodhën në Prizren për tu bërë pjesë e aktiviteteve për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
 
Pa 10 qershorin e vitit 1878 pa Lidhjen e Prizrenit, nuk do të kishim 28 nëntorin dhe 17 shkurtin, u tha nga pjesmarrësit në akademinë në Prizren. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalimin e tij tha se platforma politike e Lidhjes së Prizrenit, vlerat e shquara, rezistenca e jashtëzakonshme lanë të pashuar aspiratën për pavarësinë e kombit shqiptar.
 
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përball me sfida të jashtëzakonshme të mbrëndshme dhe ndërkombëtare, në rrafshin e brendshëm, u përball me vëshitrësi të panumërta për bashkimin politik. Në planin ndërkombëtar lidhja shqiptare e prizerenit u krijua dhe ushtroi veprimtarin e saj në një prej situatave rajonaledhe ndërkombëtare më të rrezikshme dhe më kërcënuse për fatet e kombit shqiptar dhe teritoreve të tij”, tha Ilir Meta, President i Shqipëris.
 
Për rolin dhe rëndësinë e kësaj ngjarje të madhe historike të popullit shqiptar foli edhe kryeparlamentari I kosovës Kadri veseli.
 
“Të udhëhequr nga diplomacia e Abdyl Frashërit, nga urtësia e Ymer Prizrenit dhe guximi luftarak i Sylejman Vokshit, Lidhja e Prizrenit i arriti qëllimet e saj, ndonëse me pasoja shumë të rënda”, tha Kadri Veseli, Krzeparlamentar i Kosovë.
 
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se duhet përmbyllur Lufta me Serbinë pa pazare të ndyra.
 
“Popujt duhet të punojnë gjithënjë për kohëra të vështira, shqiptarët duhet të punojnë të gjithë për kohë të vështira, burrat e dheut të asaj kohe shihet se kishin menduar ndër vite se mund të ju vie ajo ditë”, tha Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës.
 
Bashkimi do të arrihet në gjirin e Evropës së bashkuar, deklaroi Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
 
“Jemi politikan sinkron të cilët janë të vetëdijshëm se bashkimi do të arrihet drejt evropës së bashkuar.duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk guxojm tu lem gjeneratave të ardhshme telashe ose gështenja të nxehta në trashëgimi,duhet ti tejkalojm sfidat që na dalin përpara vetë ose me bashkëpunim me fqinjët sepse vetëm të bashkuar jemi më të fuqishëm. Bashkimi do të arrihet në gjirin e Evropës së bashkuar", tha Talat Xhaferi, Kryeparlamentar i i RM-së.
 
Gjat akademisë ndodhi edhe një skandal. Kryeministri Ramush Haradinaj largoi nga foltorja pasardhësen e ministërit të luftës në qeverinë e Ismail Qemalit, gjeneral Mehmet Derallës, Valdete Deralla e cila doli në foltore pa ftesë. 
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvy synimeve për copëtimin e tokave shqiptare, pas dobësimit të Perandorisë Osmane. Ideatorë të lidhjes ishin burrështetasit Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi dhe patriot e intelektual tjerë.
 
GYLTENE SINANI