Maqedoni

Selmani: Në KSHZ problem ndikimet politke jo organizimi; Jakupi: Adminitrsta në KSHZ e aftë të përballojë situatën

10.06.2018 17:27

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit nëse arrihet kompromis eventual rreth çështjes së emrit....

Ndërkohë plotësimi i KSHZ-së me anëtarë të ri është në procedurë e sipër pas një zgjidhje ligjore afatshkurte që ofroi kuvendi. Për ekspertin juridik Bashkim Selmani KSHZ asnjëherë nuk e ka pasur problem organizimn teknik pasiqë afatet janë qartë të definuara me ligj por ky trup është përballur më shumë me ndikime politike.  
 
“Më tepër ka pengesa politike se sa ligjore kur dihet se edhe zgjedhjet të ndodhnin në afat të caktuar dhe të paraparë gjithmonë ana ligjore parasheh kriteret prej momentit të shpalljeve deri në përfundimin e saj mirëpo Maqedonia ka pengesa politike të cilat asnjëra nga palët nuk lëshon pe dhe kjo e sjell në një situatë shum të palakmuar edhe vetë pozitën e qytetarëve”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.
 
Ndërkohë ish-anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi vlerëson se administrata në KSHZ është e përgaditur të përballet me çfarëdo lloj situate. 
 
“Ne kemi lënë një përbërje të mirë të administratës aty, me siguri që administrata në mungesë të KShZ-së që ka pas një vakancë me siguri që është pregaditur. Këta do të përballen normal me problemet e listës zgjedhore, do të përballen me çështjen e organizimeve teknike, por prap unë potencoj se ndoshta mund tia dalë meqë ka një administratë e cila mund të ju ndihmojë komisionerëve”, tha Subhi Jakupi, ish antarë i KSHZ-së.
 
Kuvendi ktheu zgjidhjen e vjetër ligjore për sa i përket përbërjes së KShZ-së, sipas së cilës ky trup do të numërojë 7 anëtarë të cilin do ta drejtojë anëtarë i opozitës ndërsa shumicën e anëtarëve do ta përbëjë pozita.
 
Mandati i tyre do të jetë 6 muaj pasiqë përfaqësuesit e grupeve palamentare besojnë se deri në vjeshtë do të përfundojnë bisedimet midis tyre dhe do të arrihet  një zgjidhje të re ligjore rreth Kodit Zgjedhorë.  
 
NAIM RAMADANI