Botë
Izraeli nuk planifikon të ndale sulmet ndaj Gazas
31.07.2014 16:59
Izraeli nuk do të ndalë operacionin në Gaza deri sa të shkatërrohen të gjithë tunelet e ndërtuar nga Hamasi, ka bërë të ditur kryeministri Benjamin Netanyahu...

Izraeli nuk do të ndalë operacionin në Gaza deri sa të shkatërrohen të gjithë tunelet e ndërtuar nga Hamasi, ka bërë të ditur kryeministri Benjamin Netanyahu.
Duke folur përpara kabinetit të sigurisë, ai tha se Izraeli ishte i vendosur të shkatërronte të gjithë tunelet, që përdoreshin për të sulmuar trupat dhe fshatrat izraelitë, “me ose pa armëpushim”.
“Nuk do të pranoj asnjë marrëveshje, që do t'u pamundësonte ushtarëve tanë të përfundonin këtë mision të rëndësishëm, sa i përket sigurisë së Izraelit”. Më herët, Izraeli mobilizoi edhe 16 mijë rezervistë të tjerë, duke e çuar numrin e ushtarëve në Gaza në plot 86 mijë. Rreth 425 mijë banorë të Gazës janë zhvendosur prej luftimeve, bën të ditur OKB.
OKB ka strehuar rreth 225 mijë palestinezë në 86 vendstrehime përreth Gazës, ndërkohë që më shumë se 200 mijë janë strehuar mes miqve dhe familjarëve. Numri total i të zhvendosurve arrin në 25% të popullsisë prej 1,7 milionë banorësh të Gazës.
