Maqedoni

Gruevski edhe sot në gjykatë, në Penale seancë e re për rastin “TNT”

11.06.2018 10:00

Në Gjykatën Penale sot mbahet seanca e re e radhës për rastin “TNT”, të ngritur nga Prokuroria Speciale...

Në Gjykatën Penale sot mbahet seanca e re e radhës për rastin “TNT”, të ngritur nga Prokuroria Speciale, që ka të bëjë me rrënimin e kompleksit banesor-afarist “Kosmos”, të biznesmenit, Fijat Canoski, në vitin 2011.
 
Seanca e kaluar u anulua për shkak të mospranisë së të akuzuarës, Marika Zafirovska, e cila solli vërtetim mjekësor, pasi u sulmua më 1 maj në një shtëpi pushimi në Katllanovë dhe se akoma është duke u rikuperuar prej lëndimeve.
 
Në mesin e të akuzuarve për rrënimin e “Kosmos” janë edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.