Maqedoni

Gradohen kadetët e aviacionit

31.07.2014 17:02

Tridhjetë e katër kadetë nga klasa e 14-të në Akademinë ushtarake sot në kazermën e Shkupit "Goce Dellçev"

Tridhjetë e katër kadetë nga klasa e 14-të në Akademinë ushtarake sot në kazermën e Shkupit "Goce Dellçev" u promovuan në gradën e nëntogerit, ndërsa dy nga gjinia e aviacionit në gradën e togerit. 
 
Në solemnitet morën pjesë komandanti suprem i armatës presidenti  Gjorge Ivanov, ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zv/ministri Arben Llabënishta dhe shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, të cilët u ndanë çmime të ranguarve më të mirë në klasë sipas suksesit të treguar, Nenad Dubljeviq, Ilija Srebrenov dhe Eleonora Naunovska.
 
Në kuadër të kësaj klase, 28 kadetë janë nga Republika e Maqedonisë, gjashtë nga Mali i Zi. Nga 34 kadetë, 10 janë të gjinisë femërore.
 
“Ju me zgjedhjen, angazhimin dhe përkushtimin tuaj dëshmuat se në ARM ka vend vetëm për më të mirët. Liderët e suksesshëm janë vetëm të diciplinuar me shkallët ë lartë të përgjegjësisë dhe respektit ndaj ligjit, normave morale dhe etike të shoqërisë”, tha ministri Jolevski në solemnitetin e sotëm  .