Botë

Takimi Trump - Jong Un, veriu synon "marrëdhënie të reja" me ShBA-të

11.06.2018 10:24

Samiti i Singaporit mund të stabilizojë një nga rajonet më të militarizuara në botë....

Më 12 qershor në Singapor pritet të organizohet një takim i vërtetë historik midis presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Partisë së Punës të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
 
Takimi u parapri prej shkëmbime deklaratash dhe një retorikë agresive në vitin 2017 dhe në pranverën e vitit 2018. Presidenti Trump e kërcënoi Korenë e Veriut me “zjarr dhe zemërim” duke e quajtur Kimin një “si predhaxhi me mision vetëvrasës” dhe “të çmendur”.
 
Koreja e Veriut e quajti Trump “plak matuf”, “të çmendur” dhe tha se nuk ka frikë as nga një “luftë totale”. Kërcënimet e Koresë së Veriut u shoqëruan me prova raketash. Sipas indeksit të Institutit Ndërkombëtar BICC në Bon, Koreja e Jugut është një nga vendet më të militarizuara në botë. Ajo zë vendin e gjashtë në të gjithë botën në indeksin e fundit për vitin 2016.