Maqedoni
Kufiri Bellanoc – Stançiç, vendoset gurthemeli i pikës kufitare
11.06.2018 12:20
Pas premtimeve të shumta, vendoset sot gurthemeli i ndërtimit të pikës kufitare të përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës në vendkalimin Bellanoc–Stançiç....

Në ceremoninë e rastit do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani, zëvendëskryetari i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ambasadorët e Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalija Apostolova.
Vendkalimi Bellanoc-Stançiç financohet nga mjetet IPA të Bashkimit Evropian, fonde të cilat u vunë sërish në dispozicion të projektit vetëm pak kohë më parë pas një ngrirjeje të gjatë. Vitin që shkoi, u hap edhe rruga malore me gjatësi prej 16 kilometrave dhe gjatë kësaj kohe u punua në koordinimin e çështjeve të hapura me Kosovën për dhënien e lejes së ndërtimit për objektin e përbashkët kufitar.
