Maqedoni

Dhuna në Kuvend, vazhdon gjykimi për sulmuesit e Ziadin Selës

11.06.2018 12:42

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi i 9 të dyshuarve nën akuzat për dhunë dhe për vrasje në tentativë të deputetit, Ziadin Sela, në Kuvend, më 27 prill të 2017....

Prokurori, Darko Jakimovski, gjatë seancës së fundit propozoi ndryshimin e aktakuzës dhe tani dy prej të pandehurve, Çedo Georgievski dhe Stojan Pavlevski, akuzohen vetëm për dhunë, kurse të pandehurit e tjerë, Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikolla Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikola Viminovski dhe Kosta Delov akuzohen për vrasje në tentativë.
 
Ndaj njërit prej të akuzuarve, Sasho Senkov, është tërhequr aktakuza, pasi që nuk ka prova se ka sulmuar. Avokati i Selës, Abedin Abduli, theksoi se është e mundur të zgjerohet aktakuza kundër personave të tjerë të cilët nuk janë të përfshirë, ndërsa shihen në vide-xhirimet më të reja, por pas konsultimeve shtesë me prokurorinë.