Maqedoni
800 Administratorë Trajnohen Për Mosdiskriminim
31.07.2014 17:06
Të barabartë nënkupton të mos ndjehemi të diskriminuar për atë që jemi apo për atë që i takojmë...

Të barabartë nënkupton të mos ndjehemi të diskriminuar për atë që jemi apo për atë që i takojmë.
Me qëllim që institucionet në vend të punojnë me parime demokratike ku të gjithë të ndjehen të barabartë pavarësisht ngjyrës së tyre, gjinisë dhe përkatësisë fetare dhe kombëtare, 800 të punësuar në institucionet qëndrore dhe lokale, janë trajnuar me qëllim që të jenë më efikas dhe të mos bëjnë dallime gjatë punës së tyre.
“Cështja e mosdiskriminimit është pjesë e të drejtave të njeriut. Për ne mbrojtja e të drejtave të njeriut është me rëndësi të madhe”, deklaroi Carls Garet- Ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.
“Ky trajnim do të jetë në dobi të të gjithë atyre që u janë bërë dallime në gjini, ngjyrë të lëkurë, përkatësi etnike, gjuhë, shtetësi, përkatsi sociale, religjin, gjendje shëndetësore e shumë të tjerë” tha Dime Spasov Ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Kjo do të jetë mësim gjatë punës së atdheshme thonë edhe pjesamarrësit në trajnim.
“Është mirnjohje për atë që është punuar për mbrojtje dhe pengim të diskriminimit, është një projekt që jep përkrahje që të shmangim këtë fenomen, do të na lehtësoj disa bariera gjatë punës sonë të përditshme” tha Ali Çupi- Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Përmes këtij projekti synohet që administrate të trajtojë njësoj të gjithë qytetarët dhe ata në asnjë moment të mos ndjehen të diskriminuar.
RINA TURKESHI-SAHITI
