Protestoi një grup i kadetëve të policisë, nuk u është ofruar kontrata e punës, MPB: Kadetët morën vlerësime negative të sigurisë
Një grup i kadetëve për policë, që tashmë kanë mbaruar trajnimin...

Një grup i kadetëve për policë, që tashmë kanë mbaruar trajnimin, kanë protestuar para Ministrisë për Punë të Brendshme, pasi që, siç deklaruan, nuk e dinë se pse akoma nuk janë ftuar për nënshkrim të kontratave të punës.
“Konkursi ynë u hap për 600 nëpunës policorë, të cilët suksesshëm e mbaruan trajnimin, por që nuk nënshkruan kontrata. U thirrën vetëm 560 kolegë, ndërsa ne akoma nuk e kemi të qartë se pse nuk jemi të ftuar. Ne as nuk kemi qenë në fund të ranguar, e as nuk na kanë munguar pikët. Si duket në MPB po bëhet praktikë që të zbatohet arbitraritet mbi të gjitha klasat e policëve të mos respektohen ligjet dhe të shkatërrohet dëshira për punë e policëve të rinj”,- tha një protestues.
Në reagimin e MPB-së thuhet se është konstatuar se 37 kandidatë që kanë qenë në trajnim kanë marrë vlerësime negative të sigurisë.
“Gjatë procesit të pranimit dhe trajnimit të kandidatëve të zgjedhur janë vërejtur parregullsi serioze që ishin bërë gjatë përgatitjes së vlerësimit të sigurisë së kandidatëve. Gjatë kësaj është konstatuar se 37 prej kandidatëve që kanë qenë në trajnim kanë marrë vlerësime negative të sigurisë. Kjo është në kundërshtim të parimeve për punë profesionale dhe legale dhe angazhimi eventual i tyre do të thotë shkelje të rregullativave ligjore gjatë statusit të punës në ministri, por njëkohësisht edhe cenimit të sistemit të sigurisë”, - thuhet në reagimin e MPB-së.
NAIM RAMADANI
