Tiranë, ish-kryeprokurori i shpëton vettingut

11.06.2018 17:34

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, nuk do t'i nënshtrohet vettingut....

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, nuk do t'i nënshtrohet vettingut. Pas ankimit të komisionerit publik për ndërprerjen e vettingut për Llallën, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të bëjë një shtesë në vendimin e komisionit të pavarur të kualifikimit, duke e sanksionuar që për 15 vite Llalla nuk mund të bëhet më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Pas vendimit ka reaguar avokati i Llallës, i cili u shpreh se drejtësia me këtë vendim po funksionon.

Ndaj ish kryeprokurorit Llalla hetimet u nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, e cila i transferoi ato tek Krimet e Rënda për fshehje pasurie, pastrim parash dhe mosdeklarim parash në kufi. Ndërkaq, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur atë “non grata” për shkak të ushtrimit të korrupsionit.