Ekonomi
Ministria e Ekonomisë ndan vendimet për 5 shoqata të klasterëve
31.07.2014 17:09
Ministria e Ekonomisë në kuadër të programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2014...

Ministria e Ekonomisë në kuadër të programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2014 sot ndau 5 vendime për mbeshtetjen e shoqatave të klastereve në Maqedoni. Këto pesë shoqata klasteriale u zgjodhën si më të mira nga gjithësej 14 konkures të tjerë.
“Qeveria e Maqedonisë përmes ministrin e ekonomisë në vitin 2014 për këto shoqata klasteriale do ti përkrah në programin për konkurenc, inovacione dhe sipërmarrje me 1 milion dhe 600 mijë denarë dhe do të mbështesim projekte të pesë shoqatave të klasterëve që i zgjodhëm si më të mira nga gjithësej 14 projekte cilësore të cilët kanë konkuruar 14 shoqata klasteriale.Kjo do të thotë se kjo është sinjal që vitin e ardhshëm ne si ministiri e ekonomisë dhe ministrin e financave të sigurojmë mjete më tepër për përkrahjen e projekteve të shoqatave klasteriale”, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
Për momentin në Maqedoni egëzistojnë 26 shoqata klasteriale të cilët japin kontribut të madhë për zhvillimin e ekonomisë në vend. Ky trend i egzistimit e këtyre shoqateve klasteriale është shembull edhe në Europë.
Mbështetja e shoqatave të klastereve realizohet me anë të aplikimit me projekte që kanë për qëllim lidhjen e klastereve me universitetet, nëpërmjet projekteve të përbashkëta, zhvillimin e inovacioneve dhe zhvillimin e produkteve të brenduara, mbështetje për klasteret për promovimin e eksportit sektorial, organizimin e ekspozitave tematike dhe zhvillimin e standardeve të cilësisë, si dhe përshtatjen me kërkesat e tregjeve të BE-së.
REXHEP QAMILI