Maqedoni
Shoqata e Infermierëve të Maqedonisë, reagim ndaj deklaratës së ministrit Filipçe
11.06.2018 18:17
Shoqata e Infermiereve të Maqedonisë ka kundërshtuar ashpër kërkesën e ministrit të shëndetësisë....

Shoqata e Infermiereve të Maqedonisë ka kundërshtuar ashpër kërkesën e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, që Gjermania të limitojë qëndrimin e infermierëve në Gjermani.
Sipas shoqatës, kërkesa e ministrit Filipçe që Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë të limitojë qëndrimin e infermiereve tona atje, nuk do të jetë efektive. Kjo marrëveshje eventuale nuk do t’i kthejë infermieret tona nga spitalet evropiane”,- vlerësojnë nga Shoqata e Infermiereve të Maqedonisë.
