Maqedoni
Lehtësohen procedurat për sigurim shëndetësor
31.07.2014 17:12
Prej nesër, të të punësuarit që lajmërohen dhe Agjencinë për Punësim, bashkë me familjet e tyre...

Prej nesër, të të punësuarit që lajmërohen dhe Agjencinë për Punësim, bashkë me familjet e tyre, me automatizëm do të fitojnë sigurim shëndetësor nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor.
Tani nuk është më e nevojshme as lajmërimi në Fond i të sapolindurve duke dërguar certifikatën e lindjes.
Këtë do ta bëjë automatikisht në mënyrë elektronike vetë drejtoria për udhëheqjen e librave amë.
“Risi është lajmërimi automatik për sigurim shëndetësor I të punësuarve , të sapopunësuarve dhe të atyre që ndërrojnë vendin e punës bashkë me anëtarët e familjeve të tyre, pa pasur nevojë të vijnë në Fond dhe pa dokumentet e panevojshme që firmat sillnin deri tani. Fondi në mënyrë elektronike do të lidhet me agjencinë për punësim dhe do të mundësojë sigurim të vazhdueshmë shëndetësor vetëm me paraqitjen e formularit M1. Risia e dytë është në paraqitjen e të sapolindurve. Lidhja e FSSH-së me Drejtorinë e Evidentimit në Librin amë, do të thotë që prindërit nuk do të kenë nevojë të sjellin në fond certifikatën e lindjes, sepse fondi këtë do ta marrë vetë në mënyrë elektronike. Prindi vetëm duhet të paraqesë fletëparaqitjen për sigurimin shëndetësor për bebet dhe karton shëndetësor të të sapolindurit” , deklaroi drejtoresha e FSSH-së, Paranaxhieva Zmejkova
“Me këtë lidhje me FSSH-në do të zvogëlohen radhët e pritjeve për 30 mijë lajmërim- çlajmërimet ne nivel mujor. Me këtë lidhje të drejtpërdrejtë , në momentin që formularët M1 dhe M2 do të evidentohen agjencinë për punësim, në atë moment do të krijohet edhe formulary Z01 në fond” tha drejtori I agjencisë së punësimit, Vllatko Popovski.
Drejtoresha Paranaxhieva Zmejkova apeloi të gjitha kompanitë që të shfrytëzojnë ueb portalin e Fondit. Deri më tani 54% e kompanive e përdorin portalin dhe shprehen të kënaqur me shpejtësinë se si ata kycen në komunikimin e ri me Fondin por këtë duhet ta bëjnë të gjitha kompanitë theksoi Zmejkova.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
