Program për shërbime mjekësore falas për pensionistët

12.06.2018 10:36

Ndryshimi dhe plotësimi i programit për shërbime mjekësore pa pagesë....

Janë shpallur në “Gazetën Zyrtare” ndryshimet dhe plotësimet e programit për shërbime mjekësore pa pagesë të participimit për pensionistët.

Me këto ndryshime parashihet që të gjithë pensionistët, pa dallim nga shuma e pensionit, të marrin shërbim mjekësor falas.

Deri tani shërbimin mjekësor falas e kishin vetëm pensionistët me pension më të vogël se 12.600 denarë.

Falas janë edhe shërbimet mjekësore për fëmijët nën moshën 18 vjeçare, familjet e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale në Maqedoni.