Maqedoni
SASHK: Kemi presione por do ta mbajmë protestën
31.07.2014 17:17
Edhe përskaj presioneve të fuqishme , protesta e paralajmëruar e SASHK-ut do të realizohet sipas parashikimit para Ministrisë së Arsimit...

Edhe përskaj presioneve të fuqishme , protesta e paralajmëruar e SASHK-ut do të realizohet sipas parashikimit para Ministrisë së Arsimit. Askush nuk mund të ndalojë të drejtën e protestës sepse është e drejtë kushtetuese dhe demokratike tha Kryetari i SASHKUT Jakim Nedelkov.
Sipas tij drejtorët e shkollave po u bëjnë presion anëtarëve të SHASHK-ut madje edhe familjarëve të tyre dhe shumë prej arsimtarëve që duan të marrin pjesë në protestën e nesërme, kanë propozuar edhe që në protest të dilet me maska nga frika se mos njihen.
“Protesta e nesërmee SASHK- ut do të mbahet pa marrë parasysh se presionet janë të mëdha, pa marrë parasysh se prej frikës do të dalin relativisht numër i vogël i antarëve tane . Kishim madje edhe propozime që antarët tanë të vënë maska në fyturë për mbrotjen e identitetit të tyre. A nuk është për tu ardhur keq se intelegjenca më e lartë në shtet të frigohet të tregojë revoltën publikisht” deklaroi Jakim Nedelkov Kryetar i SASHK- ut.
Edhe Nënkyetari i SASHK-ut Ilirian Cavolli, ripërsëriti kërkesat për plotësimin e të cilave do të protestohet.
“Testi ekstern, nënshkrimi i kontarateve kolektive në kulture në shkencë,pagat ti përmnedim katastrofale problemet me foshnojoret. Momenti më provokues një shuplakë morale shtetit së pari jo vetëm arsimit në të gjitha nivelet është dënimi i arsimtarit” tha Cavolli.
Antarët e SASHK -ut janë të revoltuar nga sjellja e institucioneve për të cilat thonë se nuk kanë ndërrmarrë asgjë për realizimin e kërkesave të tyre të cilat i kanë parashtruara që para zgjedhjeve.
FLUTURA LATIFI
