Iran, arrestohen 27 të dyshuar për sulme terroriste
12.06.2018 12:45
Nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste gjatë Muajit të Ramazanit...

Nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste gjatë Muajit të Ramazanit, në Iran janë arrestuar 27 persona.
Ministria iraniane e Inteligjencës ka njoftuar se "Grupi ka bërë komplot për të kryer operacione terroriste në Teheran dhe disa qytete të tjera".
Ministria e Inteligjencës tha se ka konfiskuar edhe një numër të madh të armëve dhe municionit.
Irani është një objektiv për xhihadistët sunitë, të cilët e shohin shumicën e tij shiite si të pafe. Po ashtu Irani ka luftuar drejtpërdrejt me grupin militant “Shteti Islamik” dhe “Al-Kaidën” në Irak dhe Siri.
