Rusi, përplasen dy anije në Vollgë, 10 të vdekur

12.06.2018 13:23

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga përplasja e dy anijeve në lumin Vollga të Rusisë...

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga përplasja e dy anijeve në lumin Vollga të Rusisë.

“Zhytësit kanë gjetur nëntë trupa – tre burra dhe gjashtë gra”, citoi Agjencia ruse e lajmeve TASS një zëdhënës të shërbimeve emergjente.

Një trup tjetër është gjetur më vonë. Aksidenti ka ndodhur në lum, pranë qytetit Volgograd. Shkaku i përplasjes së anijeve nuk është ende i qartë.