Maqedoni

Nikollovski: Lehtësojmë qasjen e bujqve deri tek kreditë

12.06.2018 15:37

Ministria e Bujqësisë po punon intensivisht për një fond garantues nacional, që do të lehtësonte qasjen e bujqve deri tek kreditë....

Ministri i bujqësisë, Nikollovski, thotë se bazë për këtë fond do të jenë paratë e debllokuara nga ndihma japoneze. Për momentin, në bashkëpunim me USAID-in, është vendosur një fond garantues, që të mundësojë garantimin deri në 50% të kredisë së kërkuar.
 
Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar edhe marrëveshjen me Konventën Nacionale të Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë, e cila do të ketë rol të rëndësishëm në përmbushjen e rekomandimeve nga KE sa i përket kapitullit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
 
“Për ta lehtësuar qasjen në kredi nga bankat dhe shtëpitë e kursimeve, qeveria në bashkëpunim me USAID-in krijoi skemë adekuate garancie, me vlerë prej 26 milionë denarësh, e cila mbulon struktura të ndryshme të fermave bujqësore, d.m.th. huamarrësit, nga fermerë të vegjël për operatorët e biznesit dhe përpunuesit. Përmes këtij fondi krijohet garanci në maksimum prej 50 për qind të shumës së kredisë së kërkuar vlera e të cilave mund të jetë deri 500.000 dollarë. Gjithashtu  për vitin 2018 janë paraparë 30 milionë denarë për subvencionimin e normave të interesit për investime Ipard. Kjo masë realizohet përmes programit vjetor për zhvillim rural dhe vlen për gjitha bankat, me çka norma e interesit të kredisë nuk duhet të jetë më e lartë se 8 për qind dhe shuma e kredisë të mos kalojë 500 mijë euro”,- deklaroi ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski.