Ekonomi
Infrastruktura, kompanitë italiane të interesuara për projekte
12.06.2018 16:03
Kompanitë italiane janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë në realizimin e projekteve në infrastrukturë...

Në biznes forumin në Shkup, firmat e ndërtimtarisë, mjedisin jetësor dhe energjetikë, qeverisë u ofrua një bashkëpunim.
Pritet rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbim tregtar mes dy shteteve. Në vitet e fundit, firmat italiane janë përfshirë intensivisht në zbatimin e projekteve të infrastrukturës me vlerë prej rreth 125 milionë euro. Forumi i biznesit organizohet nga Agjencia për Promovimin e Kompanive Italiane.
“Firmat të cilat janë këtu janë në gjendje t’i kryejnë të gjitha punët që kanë lidhje me infrastrukturën bashkë me firmat e Maqedonisë. Kemi një kompozim të shumëllojshëm, kemi grupacionin e hekurudhave italiane të cilët punojnë në më shumë se 60 shtete”,- tha udhëheqësi i zhvillimit ndërkombëtar të biznesit, Vincenzo Ercole.
“Sot në Shkup ka firma italiane të cilat duan t’u bashkëngjiten projekteve që vendi do t’i realizojë gjatë viteve në vijim. Pjesë e një plani ambicioz për investime publike të cilat përfshijnë punë rindërtimi të rrugëve, hekurudhave etj”,- theksoi ambasadori italian në Maqedoni, Karlo Romeo.
“Qyteti i Shkupit në periudhën në të cilën vijon ka implementime të fuqishme për ndërtimin serioz të objekteve infrastrukturore. Shumë mirë që dëgjova se këtu kemi kompani të cilat shumë seriozisht merren me ndërtime e viadukte, sepse kjo është një nga projektet të cilat do t’i zbatoj gjatë mandatit tim”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
SEDAT SELIMI
