Maqedoni

Analistët:“Imponim”ndërkombëtar për emrin

31.07.2014 17:25

Pavarësisht nga qëndrimet e ngurta të palëve në kontestin për çështjen e emrit një angazhim më i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë...

Pavarësisht nga qëndrimet e ngurta të palëve në kontestin për çështjen e emrit një angazhim më i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë i faktorit ndërkombëtar mund të çojë deri në arritjen e një kompromisi rreth kontesti disa vjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë.
 
Kështu vlerson profesori universitar i marëdhënieve ndërkombëtare Ylber Sela.
 
Sipas tij sinjale të tilla po vijnë sidomos nga SHBA dhe BE e veçanërisht nga Gjermania.
 
“Besoj se pa inkuadrimin e faktorit ndërkombëtarë, kur them të faktorit ndërkombëtarë mendoj në SHBA-të dhe BE-se dhe ne vecanti Gjermanisë mund të kemi tejkalim të situates. Sinjalet e fundit të cilat erdhën, qoftë vizita e sekretares amerikane qofte vizita e Merkelit ne takimet e saj me liderët vendeve te UEJL-së dhe përkushtimi i saj në politikën ballkanike dhe sidomos në Maqedoni lën shpresë se këto muaj që vijnë besoj inkuadrimi do të jetë më i madh i këtyre dy faktorëve të  cilët mund të çojnë deri te tejkalimi sepse mënyra e vetme për të arritur kompromis është forma e presionit apo forma e imponimit nga këto dy faktorë relevantë”, thotë profesori universitar Ylber Sela.  
 
Edhe, analisti Ismet Ramadani thotë se klasa politike ne Maqedoni duhet të kërkojë ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për të tejkaluar këtë ngërç disavjeçarë.
 
“Eshtë qartë e thëne nga të gjitha strukturat udhëheqese të BE-së edhe nga vendet që kanë qëndrim miqsorë ndaj Maqedonise në këtë rrugëtim se derisa nuk gjindet zgjidhje për çështjen e emrit nuk ka bisedime nuk ka integrim në Europe. Nëse kjo është e qartë atëhere duhet  të bëhet çmos që të krijohen mekanizma ndoshta të ndryshon edhe formati i bisedimeve të kërkohen rrugë të ndryshme të diplomacise ndikuese të qendrave ndikuese që edhe Greqia edhe Maqedonia të gjejnë një kompromis”, thotë Ramadani.
 
Analistet gjithashtu vlersojnë se Maqedonia duhet të bejë çmos për ta tejkaluar këtë ngerç sepse alternativë tjetër nuk ka. Sipas tyre nëse nuk shënohet progres në këtë drejtim atëher faturën do ta paguajë vetë Maqedonia si në aspektin ekonomik po ashtu edhe atë politik.
 
NAIM RAMADANI