Maqedoni

Marrëveshja për emrin, VMRO – DPMNE: Kush mban përgjegjësi nëse nuk marrim datë? Osmani: Çfarë do të thoni nëse marrim datë?

12.06.2018 18:22

VMRO-DPMNE vlerëson se Maqedonia është shumë larg nga anëtarësimi në BE.....

Në vazhdimin e diskutimit të raportit të KE-së në kuvend, VMRO pyeti se kush do të mbajë përgjegjësi nëse Maqedonia nuk merr datë për negociata, edhe nëse nënshkruan marrëveshje për emrin. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, sqaroi se raporti i KE-së është dëshmia më e mirë se vendi i ka plotësuar kriteret dhe emri mbetet e vetmja pengesë.
 
“Nëse edhe me zgjidhje eventuale pozitive ose nënshkrim të asaj marrëveshje famoze, Republika e Maqedonisë në Samitin e Komisionit Evropian do të marrë datë për negociata, dhe nëse nuk merr datë për negociata, kush do ta mbajë përgjegjësinë për sjelljen e tillë dhe premtimet e papërgjegjshme deri më tani në lidhje me zgjidhjen e kontestit vizavi, marrjes së datës për negociata”,- theksoi Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.
 
“Çka do të ndodh nëse më 28 dhe 29 qershor Maqedonia  do të marrë datë për fillimin e bisedimeve. A do të jenë të kota pastaj të gjitha vlerësimet dhe përplasjet ndërpartiake të cilat e dëmtojnë këtë proces që aq shumë ka nevojë për konsensus ndërmjet partive politike”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.