Maqedoni

Osmani njofton kryesinë e BDI-së për bisedimet rreth emrit

12.06.2018 18:43

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, e ka njoftuar kryesinë e ngushtë të BDI-së....

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, e ka njoftuar kryesinë e ngushtë të BDI-së për bisedimet rreth çështjes së emrit.
 
“Informova anëtaret e kryesisë dhe liderin Ali Ahmeti për pozicionet dhe qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë në negociata, si dhe për sfidat kryesore të procesit, dhe kryesia e BDI-së solli vendim për mbështetje të tërësishme të negociatave dhe mbështetje për qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë. Nga këtu nisem drejt Qeverisë ku pres që kryeministri Zaev t’i kumtojë rezultatet përfundimtare nga negociatat”, deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.