Maqedoni
Ambasadorët e rinj prezentojnë prioritetet
31.07.2014 17:28
Komunikimi i kufizuar politik mes Maqedonisë dhe Greqisë për shkak të kontestit rreth emrit reflektohet edhe në planin ekonomik...

Komunikimi i kufizuar politik mes Maqedonisë dhe Greqisë për shkak të kontestit rreth emrit reflektohet edhe në planin ekonomik. Greqia nuk ka ratifikuar as ato pak marrëveshje që janë nënshkruar mes dy vendeve e që parashohin lehtësime në këtë fushë.
Ambasadori i ri që po delegon Maqedonia në zyrën për komunikim në Athinë, Darko Angelov, gjatë prezantimit të platformës para Komisionit për Politikë të Jashtme tha se do të angazhohet për krijimin e mirëbesimit mes dy vendeve dhe ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, pasi sic tha ai bisedimet rreth kontestit kryesor po zhvillohen brenda kornizës së përcaktuar me ndërmjetësimin e OKB-së.
“Në mandatin tim, pavarësisht nëse do të ketë lëvizje rreth cështjes kryesore, cështjes së emrit do të përpiqem që të paraqitet interes nga pala greke për harmonizimin, nënshkrimin dhe ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve. Pasi pa to pamunësohet ose rëndohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve i cili edhe përskaj kësaj vështirësie dhe marrëdhënieve politike, të gjithë e dijmë që Greqi ishte ndër investitorët kryesor, kriza globale e bëri të vetën kohëve të fundit”, tha Darko Angellov, ambasador i RM-së në Athinë.
Ndërkaq, ambasadorët që do të prezantojnë vendin në Zvicër dhe Austri, përkatësisht Ekrem Ebibi në Zvicër dhe Vasilka Poposka-Trenevska në Austri, thanë se ndër të tjera do të bashkëpunojnë me diasporën e konsiderueshme në këto dy shtete dhe do të përpiqen t’i bindin ato për të investuar në vendlindje.
“Maqedonia ka diasporë të madhe, të cilën duhet ta shfrytëzojmë që të kontribojë, përkatësisht ajo të jetë demijurg I lëvizjes dhe kontributeve ekonomike”, Ekrem Ebibi, ambasador I RM-së në Zvicër
“Segment i rëndësishëm në punën time do të jetë bashkëpunimi me bashkëkombasit tanë që jetojnë në Austri. Do përpiqem të motivoj bashkëkombasit tanë që kanë gjenden e mirë ekonomike që të fillojnë të mendojnë për të investuar në Maqedoni”, tha Vasilka Poposka-Trenevska, ambasadore e RM-së në Austri.
Ndryshe, nga Greqia kthehet ambasadori Sashko Stefkov; në ambasadën e RM-së në Zvicër, e cila mbulon edhe Lihtenshtajnin, plotësohet vendi vacant, ndërsa nga Austria kthehet ambasadori Gjorgji Filipov. Ambasada e RM-së në Austri mbulon edhe Sllovakine dhe Japoninë.
SHPETIM NUREDINI
