Maqedoni
Faza e dytë e ujësjellësit në Tetovë, nënshkruhet kontrata me firmën
31.07.2014 17:31
Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi dhe NB Kompani nga Tetova nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të ujësjellësit në Tetovë...

Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi dhe NB Kompani nga Tetova nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të ujësjellësit në Tetovë. Për këtë qellim Qeveria, përmes Ministërisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, ka ndarë mjete finansiare nga Buxheti i vitit 2014.
Ministri Izairi tha se me realizimin e këtij projekti zgjidhet përundimisht problemi me ujin e pishëm në Tetovë, sidomos gjatë muajve të verës ku uji nuk arrin pothuajse fare në katet më të larta të banesave.
“Me realizimin e këtij projekti,qytetarët e Tetovës përfundimisht do të kenë shtypje te vazhdueshme të ujit në amvisëri, madje edhe në muajt e verës. Pas realizimit të plot të të gjitha punëve të parashikuara ndërtimore për këtë projekt,do të fillohet me ndërtimin e stacionit të filtrimit,me çka në tërësi do të rrumbullaksohet projekti për rindërtimin komplet dhe sanimin e sistemit për furnizimin me uj në qytetin e Tetovës”, potencoi ministri Izairi.
Sipas marrëveshjes , punët ndërtimore, duhet të realizohen në afat prej 16 mujash, ndërsa vlera e përgjithëshme e marëveshjes është 114 milion e 999 mijë 913 denarë dhe e njejta ka të bëjë për ndërtimin e tubacionit të ujit nga rezervuari grumbullues-‘’Leshnica’’ deri te rezervuari grumbullues-‘’Studena Reka’’ me gjatësi prej 8 kilometra e gjysmë me çka do të sigurohën 200 litra ujë shtesë në sekondë.
GYLTENE SINANI
