Marrëveshja për emrin, Nimic: Jam i ndereruar që isha mediator në proces
Metju Nimic është diplomati amerikan me karrierë të bujshme, i cili ka qenë protagonisti kryesor në negociatat maratonike gati tre dekada midis Athinës dhe Shkupit...

Metju Nimic është diplomati amerikan me karrierë të bujshme, i cili ka qenë protagonisti kryesor në negociatat maratonike gati tre dekada midis Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.
Ai edhe pse në moshë të thyer nuk ka hezituar që të jetë pjesë e këtij procesi dhe një nga faktorët vendimtar për arritjen e kompromisit dhe që ka mbajtur gjallë procesin e bisedimeve. Nimic ka qenë ndër të parët që ka uruar arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se ajo do të realizohet deri në fund.
Ai tha se është i nderuar që ishte mediator në këtë proces, duke shprehur mirënjohje dhe faleminderime ndaj sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Urimet e tij u drejtuan edhe në adresë të dy ministrave të jashtëm Kocias dhe Dimitrov që sips tij treguan vizion dhe vendim në procesin negociues dhe nuk hoqën dorë nga përpjekjet që të gjendet zgjidhje e përbashkët për vendet e tyre.
