Maqedoni
Stoltenberg: Përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë
13.06.2018 13:08
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përshëndetur sot zgjidhjen për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës...

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përshëndetur sot zgjidhjen për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, duke thënë se kjo është një marrëveshje historike dhe dëshmi e diplomacisë së durueshme dhe vullnetit të liderëve të dyja vendeve.
“Tash u bëj thirrje të dyja vendeve të finalizojnë marrëveshjen e arritur sot nga të dy liderët. Kjo do të vendosë Shkupin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutiérrez, e përshëndeti marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Aiu bën thirrje qytetarëve të të dyja shteteve të bashkohen dhe përshpejtojnë procesin. Gutiérrez shpreson se pjesëmarrësit në konfliktet tjera do të shohin shembull nga ky zhvillim dhe do të punojnë për përforcimin e zgjidhjeve përmes bisedimeve.
