Maqedoni

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Rama: Dy liderë progresistë bënë historinë

13.06.2018 13:33

Pas dakordësisë mes vendeve fqinje ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama...

Ai ka përshëndetur marrëveshjen ndërsa ka përgëzuar dy homologët Cipras dhe Zaev.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen .Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, shkruan Rama.

Edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në lidhje me arritjen e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Ai u shpreh se kjo marrëveshje tashmë do të sjellë edhe integrimin në NATO të Maqedonisë Veriore dhe më pas rrugën e përbashkët me Shqipërinë drejt BE-së.