Maqedoni

Kosova përshëndet marrëveshjen për emrin

13.06.2018 13:49

Presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë...

Presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, për emrin.

"Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.