Ekonomi
HEC Vrutok, 36.6 milion euro investim
31.07.2014 17:41
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe drejtori gjeneral I SHA ELEM, sot në Vërtok të Gostivarit...

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe drejtori gjeneral I SHA ELEM, sot në Vërtok të Gostivarit zyrtarisht e lëshuan në përdorim hidroelektranën e modernizuar, objekti më I madh hidroenergjetik në vend, me ç’rast u shënua fundi I projektit më të komplikuar I realizuar në Maqedoni – realizimi I fazës së dytë të revitalizimit të hidrocentraleve të SHA “Elektranat e Maqedonisë”.
Projekti ka kushtuar 36,6 milion euro, me çka u vazhdohet jetëgjatësia hidrocentarleve si dhe rritet siguria e tyre dhe kapaciteti prodhues.
“Ky investim që është 36.6 milion euro , do të ketë efekt pozitiv në prodhimin e energjisë elektrike që do të përmirësojë dukshem cilësinë deri te konsumatorët dhe do të sigurojë stabilitet energjitik në rajon Investime të tilla nuk janë bërë 20 vitet e kaluara në këtë rajon. RM është e gatshme për reaizimin e projekteve kapitalë ne fushën e energjitikës pa marrë parasysh në cilin rajon bëhen ato” tha ministri Neziri.
Nga mjetet financiare për këtë projekt, 27,1 milion euro janë siguruar përmes borxhit nga KfË banka, ndërsa 9,5 milion euro nga mjetet vetanake të SHA “Elektranat e Maqedonisë”
LULZIM HAZIRI