Maqedoni

Bashkëpunimi qeveri-opinioni publik, Mbretëria e Bashkuar ndihmon Qeverinë e RM-së

13.06.2018 17:21

Ministri i komunikimeve, llogaridhënies dhe transparencës, Robert Popovski, së bashku me ambasadorin britanik, Çarls Geret

Ministri i komunikimeve, llogaridhënies dhe transparencës, Robert Popovski, së bashku me ambasadorin britanik, Çarls Geret, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për përforcimin dhe përmirësimin e transparencës dhe komunikimit mes Qeverisë dhe opinionit. Sipas ministrit Popovski, ky është një kontribut i rëndësishëm në ndërtimin e standardeve të larta dhe zbatimin e parimeve dhe përvojave më të mira në komunikim, transparencë dhe llogaridhënie të punës së Qeverisë. 
 
“Ky memorandum bashkëpunimi për shërbimin e komunikimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut dhe Departamentit për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, është një hap para për një komunikim më të mirë, më të përgjegjshëm dhe thelbësor midis Qeverisë dhe aktiviteteve të saj në favor të qytetarëve të vendit tonë”,- deklaroi ministri i komunikimeve, llogaridhënieve dhe transparencës, Robert Popovski.
 
Ambasadori Garret potencoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës.
 
“Qeveritë duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre në lidhje me transparencën. Qeveria ekziston për t'u shërbyer qytetarëve të saj. Paratë që shpenzon vijnë drejtpërsëdrejti nga xhepat e qytetarëve dhe për këtë arsye qeveria ka detyrimin të jetë e qartë dhe e hapur me qytetarët për atë se çfarë po bën, përse e bën dhe si i shpenzon paratë e qytetarëve”,- theksoi ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Geret.
 
Britania  dy vitet e ardhshme do të sigurojë një program në të cilin eksperienca dhe ekspertiza e Shërbimit të Komunikimit të Qeverisë britanike do të transferohet tek profesionistët në sektorin e marrëdhënieve me publikun në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
 
SEDAT SELIMI