Maqedoni

Federata Nacionale e Fermerëve: Mbroni bujqësinë, do të mbesim pa prodhim

13.06.2018 17:25

Federata Nacionale e Fermerëve propozon masa për t’i tejkaluar problemet lidhur me plasmanin e produkteve në treg

Federata Nacionale e Fermerëve propozon masa për t’i tejkaluar problemet lidhur me plasmanin e produkteve në treg si dhe masa për mbrojtje nga dëmet që mund të pësojnë bujqit nga ndryshimet klimatike. Sipas tyre, fermerët janë shumë pak të mbrojtur dhe nëse nuk ndërmerren hapa më konkretë në këto drejtime, mund të mbesim edhe pa prodhim.
 
"Fermerët kanë problem me plasmanin e pothuajse të gjitha produkteve, që nga fillimi i vitit me lakrën, tani është në radhë gruri, pastaj do të vijnë në radhë mollët, kulturat kopshtare, si dhe kulturat tjera bujqësore. Qumështi tashmë për disa vite blihet me një çmim shumë të ulët, për 17-18 denarë. Situata është alarmante. Nëse nuk ndërmarrim hapa më konkretë dhe të mendojmë në të ardhmen se si të ruajmë bujqësinë tonë, unë kam frikë se do të mbesim pa asnjë prodhim",- deklaroi kryetarja e Federatës Nacionale të Fermerëve, Vaska Mojsovskës.
 
"Është shumë e vështirë të luftojmë në tregjet globale, por ne mund t’i mbrojmë fermerët tanë sipas ligjit dhe t’iu ofrojmë atyre edhe mbrojtje shtesë për të mbijetuar në treg si dhe me këtë të mbijetojë edhe mjedisi rural",- tha drejtori ekzekutiv i Federatës Nacionale të Fermerëve, Stevan Orozoviç.
 
Për shumicën e popullsisë rurale në Maqedoni, bujqësia paraqet burim ekzistence, kurse pjesëmarrja e përgjithshme e saj në BPV është 12%.
 
ZEKIRIJA MEXHITI