Botë

Moti i keq, rajoni “mbytet” në ujë

31.07.2014 17:44

Moti i keq, sërish sulmoi në disa vende rajonale. Rreshje të rëmbyeshme të shiut, erë e fort dhe bubullima...

Moti i keq, sërish sulmoi në disa vende rajonale. Rreshje të rëmbyeshme të shiut, erë e fort dhe bubullima kanë shkaktuar një kaos të vërtet në Serbi dhe  Kroaci, duke dëmtuar kulme objektesh, makina dhe gjithcka që ka qenë përpara, ndërsa janë përmbytur shumë qytet. Shiu I rembyeshëm ka  pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
 
Institucionet kompente për ballafaqimin me kriza  ne Kroaci, kërkojn nga qytetarët që të thërrasin në numrat për ndihëm në rastë të fatkeqësive natyroer veç atëherë kur është e domosdoshme. Sasia e shiut që ka ra, bënë që disa pjesë të qytetit tu  ngjajnë pishinave.
 
“Per momentin kemi qindra thirrje dhe qindra adresa ku duhet të shkojm dhe të nxjerrim ujin nga shtëpit e tyre.  Une lus qytetarët që të thërasin veç atëherë kur është e domosdoshme. Ne nuk  jemi ata që pastrojm ujin nga obori, sidomos jo kur akoma bjer shi” thonë nga ekipet e shpëtimit. 
 
Shqiperia dhe Kosova kanë qenë të prekura nga moti I keq vetëm në disa zona të caktuara.  8 persona, në tre raste të ndryshme, rrezikuan jetën për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës.  Policia e këtij qarku njofton se ka ndërhyrë duke shpëtuar turistet, që kanë mbetur në detin e trazuar me mjete të vogla lundruese.
 
Rreshjet e shiut kanë përfshir edhe Qytetin e Vushtrrisë dhe Gjilanit, mediat raportojn së ka dy të lënduar  ndërsa në shumë rrugë janë bërë të pakalueshme kurse qyteti I Gjilanit i ngjanë një kënetë moçalike për shkak të pranisë së madhe të ujit kudo.
 
SANIJE KASAMI