Maqedoni

Marrëveshja për emrin, Canakopulos: Fitore politike për Ballkanin

13.06.2018 18:41

Qeveria greke e ka cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes si një fitore politike...

Zëdhënësi qeveritar, Canakopulos, thotë se marrëveshja zgjidhi një problematikë që shqetësonte tanimë 27 vite Ballkanin.

“Jam i bindur se gjatë kohës edhe ata të cilët nuk pajtohet dhe kundërshtojnë, do të kuptojnë se bëhet fjalë për kompromis të domosdoshëm politik dhe diplomatik, i cili jo vetëm që është kompromis, por plotësisht i garanton dhe mbron interesat e vendit tonë”, – deklaroi  Canakopulos.

Opozita greke, ndërkohë, kërkon që marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë përpara nënshkrimit të saj, të kalojë në parlamentit grek, për të vërtetuar nëse shumica beson në të njëjtën.