Maqedoni

Rrebeshi përfshin Maqedoninë

31.07.2014 17:46

Cikloni i cili disa dite po qarkullon mbi rajonin e Ballkanit , arriti edhe mbi qiellin e Maqedonise...

Cikloni i cili disa dite po qarkullon mbi rajonin e Ballkanit , arriti edhe mbi qiellin e Maqedonise. Shi i rrembyeshem me  ere te fuqishme dhe bubullima  sot e kaploi Shkupin me rrethine.  
 
Rreshjet e shiut te cilat kane zgjatur po thuajse gjate gjithe dites me disa nderprerje te kohepaskohshme kane shkaktuar kaos neper disa rruge te vendit si dhe panik  tek qytetaret  te cilet ne ato momente jane gjendur jashte shtepive te tyre.
 
Sasi te medha te ujit te grumbulluar  si pasoje e rreshjeve te shiut  ka pasur ne bulevardin Kiro Gligorov, qe ka shkaktuar edhe bllokim te teresishem te komunikacionit. Ne  shum lagje shiu dhe era e fuqishme  ka shkulur edhe drunjtë nga rrënjët.    
 
Ekipet e zjarrfikesve, Nderrmarrjes publike “Ujsjellsi dhe kanalizimi” Higjiena komunale dolen  ne terren menjehere pas rreshjeve te para te shiut me qellim te sanimit te demeve si dhe pastrimit te rrugeve nga  Uji i grumbulluar  si dhe  rrebeshi I shkaktuar . Ne terren menjehere ka dale edhe kreu I qytetit Koce Trajanovski.  
 
Sinoptikanet paralajmerojne mot te keq te shoqeruar me ere te fuqishme dhe rreshje shiu  edhe  gjate oreve te mbremjes  ne gjithe territorin e Maqedonise, ku rreshjet e shiut mund te arrijne deri 35 litra shi për meter katror. 
 
HAMIDE IBRAHIMI