Maqedoni

Kuvendi debaton ndryshimet në ligjin për arsim fillor

31.07.2014 17:54

Ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për arsim fillor janë debatuar sot ne kuvend.

Ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për arsim fillor janë debatuar sot ne kuvend. Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi ka arsyetuar ndryshimet  ndërkohë që sipas deputetit të BDI-së Ramiz Merko, ato do të shtojnë përgjegjësinë e nxënësve dhe arsimtarëve ndaj procesit mësimor dhe testimit ekstern.
 
“Nxënësi i cili nuk do të paraqitet në vlerësimin ekstern dhe nuk do të ketë arsye për mosparaqitjen e tij në vlerësimin e ekstern do ti regjistrohet  nota e dobët në dëftesë dhe e njëjta do të ndikojë edhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Nëse drejtori i shkollës për arsye të ndryshme nuk sjell vendim për dënim ose shpërblim të mësimdhënësve në bazë të listës që e shpall ministria, atëherë të jetë bazë për shkarimin e drejtorit dhe këtë e bëjë kryetarti i komunës në afat prej 15 ditëve, dhe nëse kjtë nuk e bënë kryetari i komunës në afat prej 15 ditëve plotësuese ta bëjë ministri i Arsimit dhe shkencës. Gjithashtu në nenin 4 parashihet që të ketë edhe dënime për të gjitha nivelet në institucionet arsimore nëse nuk zbatohet ky ligj”,  deklaroi Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi.
 
"Zgjedhjet e propozuara me ndryshime dhe plotësimet e Ligjit për arsim fillor pritet të jenë në funksion të sjelljes më të përgjegjshme të nxënësve kundrejt obligimeve ligjore për dhënien e provimit apo testimit ekstern. Në të njëjtën kohë ky ndryshim plotësim ligji për arsimin fillor, vendos para përgjegjësis së punës së tyre arsimtarët, për angazhimi e tyre në procesin edukativo arsimor, duke i shpërvblyer të gjithë ata që me angazhimin e tyre arrijnë rezultate pozitive dhe duke dënuiar të gjithë ata arsimtarë të cilët nga mosangazhimi i tyre kanë rezultate joadekuate” tha deputeti i BDI-së  Ramiz Merko.