Botë
London Breed, kryebashkiakja e parë me ngjyrë e San Franciskos
14.06.2018 12:34
Aktivistja e kamotshme, London Breed, pritet të bëhet kryebashkiakja e parë e San Franciskos...

Aktivistja e kamotshme, London Breed, pritet të bëhet kryebashkiakja e parë e San Franciskos në një kohë ku afrikano-amerikanët po rrallohen gjithnjë e më shumë në këtë qytet.
Ajo u deklarua fituese pasi kundërshtari i saj e pranoi humbjen një javë pas zgjedhjeve.
Pasi fitoi pak më shumë se 50 përqind të votave, 43 vjeçarja – pasi që është e vetmja kryebashkiake femër në 15 qytetet më të mëdha të SHBA-së – deklaroi se ndjehet e nderuar.
Qyteti kalifornian po përballet me probleme të mëdha si strehimi, rrugët e ndotura dhe rritjen e çmimeve të pronave, që po i largojnë familjet punëtore jashtë këtij vendi.
