Maqedoni

“Rusi 2018”, ekskluzivisht në Servisin Publik

14.06.2018 14:37

Pritja e madhe mori fund dhe nga sot fillon gara më e madhe e futbollit në botë. Në një transmetim maratonë dhe ekskluziv në TVM2....

Pritja e madhe mori fund dhe nga sot fillon gara më e madhe e futbollit në botë. Në një transmetim maratonë dhe ekskluziv në TVM2 nisi Kampionati Botëror “Rusi 2018”, me ndeshjen përuruese mes vendit organizator dhe Arabisë Saudite.
 
32 skuadra do të luftojnë për trofeun aq shumë të ëndërruar, por vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësi për të triumfuar. Fituesi do të mësohet vetëm më 15 korrik në finalen e madhe që zhvillohet përsëri në stadiumin Luzhnik.
 
Emocionet do t’u përcillen çdo ditë në ekranin e Servisit Publik, jo vetëm me komentimet në shqip të të gjitha ndeshjeve, por edhe me studio live para dhe pas ndeshjeve kryesore të orëve të mbrëmjes. Dhe mos harroni se edhe pse kombëtarja shqiptare nuk është pjesë e këtij botërore, shqiptarët janë të përfaqësuara në kombëtaret e vendeve të tjera, por edhe me këngëtaren, Era Istrefi, që bashkë me  Will Smith e Nicky Jam, janë zërat zyrtare të këtij botërori.
 
AMIR DURAKU