Demir Kapi - aksidenti: Vdes i lënduari i dytë
Xhaxhai i foshnjës tetë muajshe që humbi jetën katër ditë më parë në aksidentin në rrugën Demir Kapi Udovë, është viktima e dytë e tragjedisë...

Xhaxhai i foshnjës tetë muajshe që humbi jetën katër ditë më parë në aksidentin në rrugën Demir Kapi Udovë, është viktima e dytë e tragjedisë. Djali 24 vjeçar, pasi qëndroi tre ditë në komë, mbrëmë kja ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve në kokë dhe në kraharor.
Ai ka ndërruar jetë në qendrën urgjente në Shkup, ndërsa trupi i tij është dorëzuar në autopsi, ku mjekët kanë konstatuar edhe arsyet e vdekjes. Sipas informartave të mjekëve të mjekësisë ligjore, Foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes në tru.
Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, për mediat u shpreh se e kanë fotografinë fillestare detale për ngjarjen, dhe sipas tij ekipi i ndihmës së shpejtë ka marrë masat në kohë. Ai u shpreh se raportin përfundimtar e ka lënë në dorë të mjekëve të mjekësisë ligjore.
Ndërsa vozitësi i veturës së tipit Ford, i cili dyshohet si fajtor për aksidentin e shkaktuar, ka shkruar për rastin në profillin e tij në FB.
Ai ndër të tjera ka shkruar se “për një sekondë mund të bëhesh vrasës. Më vjen keq! Në gjendje kritike ende është nëna 30 vjeçare e foshnjës që ndërroi jetë, ndërsa fëmija tjetër pesë vjeçar është në gjendje stabile në spital.
MEFAIL ISMAILI
